Gjirokastritët konsumojnë edhe shpërdorojnë më shumë!

gjirokastra.jpg

Shifrat zyrtare të INSTAT, sa i përket menaxhimit të mbetjeve urbane japin të dhëna interesante sa i përket qarqeve të vendit. Kështu, nga këto të dhëna, rezulton se, gjirokastritët janë atë që hedhin më shumë në plehra.

Të dhënat e vitit 2017 tregojnë se, ky qark ka gjeneruar 574 kilogram për frymë mbetje urbane, ndërkohë që në 2016 ishin vetëm 390 kilogram për frymë.

Nga krahu tjetër i peshores kemi Dibrën, me vetëm 156 kilogram për frymë mbetje të gjeneruara në një vit. Dibra është kështu qarku ku njerëzit gjenerojnë më pak mbetje. Mesatarja kombëtare fiksohet në 436 kilogramë mbetje për frymë.

Tirana ndërkohë është shumë pranë mesatares kombëtare, me 439 kilogramë për frymë. Gjatë 2017-ës, thuajse të gjitha qarqet kanë pësuar një rritje të ndjeshme të gjenerimit të mbetjeve urbane për frymë, paçka se në terma absolutë ka një rënie. Kjo vjen si rrjedhojë e pakësimit të popullsisë në rang republike, shkruan “Scan”.

Kështu, gjirokastritët duket se janë ata që shpërdorojnë më shumë, por edhe “konsumojnë” më shumë në rang kombëtar, ndërkohë që dibranët janë ata që konsumojnë dhe shpërdorojnë edhe më pak për rrjedhojë. Gjirokastra ndiqet në këtë klasifikim nga Berati dhe Durrësi.

scroll to top