fbpx

Gjithë ditën shi? Ja surprizat e motit sot

reshje-trafik-moti-cadra-600x360.jpg

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme veriperëndimore  të cilat do të sjellin reshje shiu dhe bore në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore në pjesën e parë të ditës. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Advertisement

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  1/5°C

Zonat e ulëta  4/13°C

Zonat bregdetare 7/14°C

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303