“Gjithë rrugën e bëra duke qarë”. Pronarja e nxjerr nga shtëpia, mjeku përlot me rrëfimin

181414390-3ae5bab1-8b0b-4dad-a977-550faaf760f9.jpg

Një mjek anglez ka përlotur rrjetin me rrëfimin e tij.

Ai ka treguar se është pëzënë nga shtëpia ku jetonte me qira, për shkak se pronarja kishte frikë se do t’i sillte koronavirsin në shtëpi.

Siç shkruan BBC, mjeku Joseph Alsousou po punon në dy vende, në Qendrën Ortopedike Nuffield dhe në Spitalin John Radcliffe në Oksford.

Dr.Alsousou tha që pronarja e shtëpisë fillimisht i kishte dërguar një email fundjavën e kaluar, ku e njoftonte se kishte afat 28 ditë për t’u larguar nga shtëpia, pasi ajo ishte në ankth se ai mund t’i sillte koronavirusin në shtëpi

“Unë shkova në shtëpi, sepse nuk kisha asnjë vend tjetër për të qëndruar. Unë e drejtova makinën gjatë gjithë rrugës së kthimit nga Oksfordi në Wirral gati në lot.”- tregon Alsousou.

Anëtarët e tjerë të stafit mjekësor u detyruan ta ndihmonin me ndërrimin e turneve, derisa ai të gjente një vend të ri për të qëndruar.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303