fbpx

‘Gjithologë militantë të sëmurë’, Tritan Kalo nuk përmbahet ndaj politikanëve sërish

Mjeku i njohur Tritan Kalo sërish ka shpërthyer ndaj politikës shqiptare. Ai i ka cilësuar ata si “gjithologë militantë të sëmurë të të gjitha kaheve”.

“Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua”.- citon Ajnshtajnin.

Postimi i Kalos:

Një rikujtesë në këto “Kohë Covidiane”, për GJITHOLLOGËT tanë militantë të sëmurë të të gjitha kahjeve politike, kur Shqipëria jonë gjindet përballë sfidave shumë-shumë të mëdha jo vetëm shëndetsore, POR edhe ekonomike e politike: “Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmëndje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua.” (një thënie nga “i pak dituri” Albert Ajnshtain)….

Demokracija e vërtetë dhe jo demon-kracija “Made in Albania”, është në vetvete një UNITET veprimesh në diversitetin e mendimeve, POR vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt MBROTHËSIMIT socio-ekonomiko-politik të SHQIPËRISË, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis Shqipëria ime!”, shkruan Kalo.