Gjonaj: Lirimi me kusht i Gert Gjinararit, hetim gjyqtarit

Gjonaj.jpg

Në një deklaratë për media, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka reaguar në lidhje me lirimin me kusht të shtetasit Gert Gjinararit.

Gjonaj i është drejtuar KLGJ-së dhe Inspektoratit të Lartë Shtetëror, ku ka kërkuar një hetim ndaj gjyqtarit që dha lirimin me kusht për Gjinararin, i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm.

“Ministria e Drejtësisë i është drejtuar KLGJ dhe Inspektoratit të Lartë Shtetëror për inicimin e hetimit disiplinor për gjyqtarin. Shpreh besimin se Prokuroria, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektorati do të veprojnë shpejt dhe do të marrin të gjitha masat e nevojshme për hetimin administrativ dhe penal në lidhje me këtë çështje”, tha ajo.

Më tej, Gjonaj tha se pavarësisht që Vettingu është në vijim, paralelisht me të gjitha rastet dhe vendimet skandaloze do të hetohet për të vënë para drejtësisë./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303