Gjosha, nënë për herë të dytë, mesazhi prekës i Kryemadhit

mkkm-624x470.png

Ish ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha, ka lindur sot fëmijën e saj të dytë, duke sjellë në jetë vajzën me emrin Greis.

Kryetarja e LSI ka, Monika Kryemadhi, ka dhënë lajmin e ëmbël përmes një postimi shumë emocionues në Facebook.

“Klajda u bë mama për herë të dytë!

‘E rrëmbeva’ këtë çast të bukur duke fiksuar në foto dorën e Greis dhe të mamit të saj. Një moment që më emocionoi dhe mbushi me gëzim.

Si nënë e dy vajzave e di që si në ditën e parë, por edhe pas shumë e shumë viteve, Klajda dhe Greis do jenë gjithmonë të pandara. Dy fate të lidhura përjetë që do shoqërojnë njëra tjetrën si në ditët e bukura me diell edhe në ato të zymta me shi.

Ky është fati i çdo nëne dhe vajzës së saj. Të udhëtojnë bashkë e të ndriçojnë jetët e tyre dhe të njerëzve të dashur! Të rritesh e lumtur në krahët dhe kujdesin e prindërve Greis. Ne të duam shumë”, shkruan Kryemadhi.

Kujtojmë se Gjosha është nën edhe e një djali me emrin Luis. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303