Gjosha: Qershori, jetë a vdekje për negociatat, të gatshëm për çdo sakrificë

Marrë shkas nga thirrja e Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, për dialog konstruktiv mes partive politike për reformat kyçe, LSI tha se Shqipëria nuk ka më asnjë moment për të humbur për çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

“Qershori është jetë a vdekje për një proces jetik siç është procesi i integrimit europian. LSI është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për të çuar përpara këtë aspiratë të çdo qytetari shqiptar. Sfidat që kemi para kërkojnë përgjegjshmëri të lartë politike”.

Ish-ministrja Gjosha tha se Kryeministri ka zgjedhur konfliktin në vend të dialogut. (real-news.tv)