Gjurmët e Noviçok brenda shishes së ujit, Kremlini mohon akuzat: Absurde!

navalny-768x432-1.jpg

Kremlini i ka quajtur “absurde” raportimet se lideri opozitar rus, Navalny, për të cilin Gjermania dhe qeveri të tjera shprehen se është helmuar me agjent nervor. Autoritetet gjermane thonë se lideri opozitar ka gëlltitur substancën nga një shishe e ujit në dhomën e tij të hotelit në Siberi.
Ekipi i Navalnyt ka thënë se shishja e ujit është larguar nga dhoma e tij e hotelit në qytetin Tomsk, pasi ai u sëmur keq muajin e kaluar.

Sipas këtij ekipi, në shishe janë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka hedhur poshtë pretendimet, duke vënë në pikëpyetje vërtetësinë e tyre. “Neve na është thënë se ka gjurmë të Noviçokut në shishe, mirëpo ekspertët kanë thënë se nëse vërtet ka pasur gjurmë të Noviçokut në shishe, të paktën personat që e kanë prekur atë apo ata që kanë qëndruar afër do t’i ishin ekspozuar”, ka thënë Peskov. “Kjo gjë është në kundërshtim me përfundimet e ekspertëve.

Nëse ka pasur shishe, pse është larguar? Ndoshta dikush nuk ka interes që të nisin hetime. Ka shumë absurditet në këtë çështje që na mban larg besimit në këto deklarata, pa pasur prova”, ka shtuar ai. Navalny, 44-vjeçar, është sëmurë teksa ka qenë në udhëtim nga Tomsku në Moskë, në fund të muajit gusht.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303