Gjushi vodhi vota?! Rama: Ja kur e pranoj

dako-rama.jpg

Kryeministri Edi Rama foli rreth akuzave të opozitës për shitblerjen e votave për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Rama ka përmendur kohën kur PD udhëhiqej nga Sali Berisha dhe Durrësi është fituar nga Vangjush Dako.

Sipas Ramës, nëse e pranojnë që PD e Bashës është më e fortë se ajo e Berishës atëherë ai do ta pranojë që Vangjush Dako ka blerë vota. “Të thoni që në Durrës PD-ja e Sali Berishës, Jozefina Topallit, e të ndjerit Sokol Olldashit= ishte më e dobët se PD-ja e Lulzim Bashës, Flamur Nokës dhe Nard Ndokës atëherë do e pranoj që Vangjush Dako ka blerë zgjedhjet. Por unë se pranoj që kjo PD është më e fortë se ajo. Ne vitin 2007 kur në qeveri ishte Berisha e fituam, në 2009-tën, 2011-tën dhe në 2013-tën kur ishte në qeveri Berisha i fituam përsëri, tashmë me Lulzim Bashën u dashka të blinim vota ne”,-tha Rama në “Open”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303