Deputeti Kujtim Gjuzi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e komisionit të Veprimtarive Prodhuese, ka kërcënuar kryeministrin grek Mitsotakis se nëse nuk tërheq deklaratat për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, do të përballet me konservatorët.
Gjuzi u shpreh se nëse Mitsotakis vjen në Shqipëri do të përballet me konservatorët që do të krijojnë trazira.
“Zona Ekonomike te ishulli Othonoi që kërkohet nga kryeministri grek, Micotaqis i riu. Ne i themi macja e Taqos se është nga Himara ai. Nëse nuk tërheq deklaratën nuk do ketë shanse të hyjë në Shqipëri. Nuk është i mirëpritur nga konservatorët, do dalim para të krijojmë incidente e trazira”, tha Gjuzi.

