Gjuzi zbulon kërkesën e befasishme që i bëri Metës në stadium

Kujtim Gjuzi ka marr fjalën në seancën e sotme ku po diskutohet për projektrezolutën e dalë nga Konferenca e Kryetarëve për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtëetuese.

Gjuzi tregon një bisedë që ka zhvilluar në stadium me Presidentin Meta të cilit i kishte kërkuar të jepte dorëheqjen pasi nuk do ta prekte njeri.

Gjuzi tha po ashtu se Meta nuk e bëri diçka të tillë e prandaj po I sillet kryeministri vërdallë, fuke shtuar se R%ama ka qëllim të kapë Kushtetuesen e jot ë shkarkojë Presidentin.

“Ilir, se nuk të thirr dot lartmadhni sikurse në fakt duhet të ishte. Të kam thënë në stadium në Elbasan, Ilir jep dorëheqjen, s’të prek njeri, por ti nuk më dëgjove dhe ja ç’të ndodh tani, të sillet vërdallë kryeministri.  Rama nuk do të heqë Metën por të kap Kushtetuesen. I kam thënë Metës po nuk dhe dorëheqjen s’të heq njeri”, tha Gjuzi.