Gjykata Supreme e Seulit dënoi ish-presidentin e Koresë së Jugut, Lee Myung-bak, me 17 vjet burg për korrupsion.
Ish-presidenti i Koresë së Jugut u dënua me 15 vjet në vitin 2018, por u lirua me kusht në mars të vitit të kaluar për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore. Pas një ankese kundër vendimit të rëndë, Gjykata Supreme e rriti dënimin në 17 vjet.
Gjykata e Seulit deklaroi se Lee nuk u pendua për shpërdorimin e detyrës, por fajësoi ata me të cilët ka punuar.
Një gjykatë e Koresë së Jugut e dënoi Lee në tetor të vitit 2018 me 15 vjet burg për korrupsion.
Ai u dënua për ryshfet, mashtrim dhe akuza të tjera. Ish-presidenti i Koresë së Jugut ka mohuar shumicën e pikave të akuzës.
Lee shërbeu si president i Koresë së Jugut nga 2008-2013.
Vendimi ndaj Lee është një goditje tjetër për konservatorët në Korenë e Jugut. Pasardhësja e tij në funksionin e presidentes nga Partia e Madhe Konservatore, Park Geun-hye gjithashtu u dënua me 33 vjet burg për një skandal korrupsioni.