Gjykata e Lartë në shtator, drejtuesja e KLGJ para Ligjeve: Situatë e vështirë, nuk lejojmë më…

Drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit, ku i është përgjigjur edhe pyetjes se “kur do të krijohet Gjykata e Lartë”. Llagami ka deklaruar se Gjykata e Lartë do të jetë në shtator gati, e ndërsa vuri theksin se gjyqësori në Shqipëri ndodhet në një situatë të vështirë, duke qenë se për shkak të Vettingut janë shkarkuar nga detyra shumë gjyqtarë dhe prokurorë.

“Kjo pyetje na ka shqetësuar që nga momenti i parë kur kemi shkuar në atë godinë. Mirëfunksionimi i gjyqësorit nuk është vetëm Gjykata e Lartë, por edhe mungesa e gjyqtarëve në qytete, që është shkarkuar për shkak shumë gjyqtarë dhe prokurorë nga vettingu.

Duhet t’i garantojmë që personat që do shkojnë në Gjykatën e Lartë do të jenë profesional që i kërkon kjo Reformë. Në sot jemi koshient që sistemi po vuan dhe është në një situatë të vështirë se një pjesë e gjyqtarëve po largohen, por nuk mund të lejojmë që të fusim në sistem njerëz të paverifikuar. Kemi hartuar dy projekt rregullore që kanë krijuar një standard, kandidatët do t’i nënshtrohen një procedure transparente për figurën e tyre. Në shtator do të jemi gati që të kemi vendimet e para të kësaj Gjykate”, tha Llagami.