Gjykata Europiane e Drejtësisë merr vendimin historik

article-2637413-1e24078b00000578-482_634x402-800x519.jpg

Qeveritë e shteteve anëtare nuk mund të mbledhin të dhëna të lëvizshme dhe të internetit të qytetarëve, thotë Gjykata Europiane e Drejtësisë.

Gjykata supreme e Bashkimit Evropian u ka dhënë një goditje tjetër qeverive që përpiqen të mbajnë qytetarët nën kontroll përmes teknikave të diskutueshme të spiunazhit.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED), autoriteti më i lartë ligjor i BE, vendosi të Martën që vendet anëtare nuk mund të mbledhin të dhëna masive të lëvizshme dhe të internetit për qytetarët.

Detyrimi i operatorëve të internetit dhe telefonisë të kryejnë “transmetimin ose ruajtjen e përgjithshme dhe pa kriter të të dhënave të trafikut dhe vendndodhjes” është kundër ligjit të BE, shpjegoi gjykata në vendimin e saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303