fbpx

Gjykata liron të “fortin” e Shkodrës, “harron” t’i lerë policë te dera

Screenshot_9-17.png

Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër liron nga burgu Bledar Cafin duke e dërguar në arrest shtëpie.Ky vendim i gjykatës sfumon zhurmën e krijuar pas arrestimit të Bledar Cafit nga Interpol Tirana dhe policia e Shkodrës.Pasditen e së mërkurës, 27 janar 2021 gjykata liroi nga burgu Bledar Cafin, duke ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” për qëllime ekstradimi, në “arrest shtëpie”.

Madje në vendim, gjykata ka harruar të shprehet, nëse duhet ruajtur me policë ose jo Cafi gjatë përmbushjes së “arrestit shtëpiak”.Nga ana tjetër gjykata nuk ka harruar të shprehet, se personi i arrestuar për arsye ekstradimi, duhet të disponueshëm për të lëvizur nga banesa sa herë të ketë nevojë për trajtim te specializuar mjekësor.Menjëherë pas arrestimit tre ditë më parë, policia e Shkodrës publikoi njoftimin zyrtar, që gjatë operacionit të koduar me emrin “Buna” ishte bërë e mundur arrestimi i Bledar Cafit.Në njoftim thuhej se 41-vjeçari është banues në Shkodër, dhe se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana.Gjykata e Triestes në Itali, me vendimin e datës 04.06.2020, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”, parashikuar nga Dekreti Presidencial “Për drogat” në Itali.Vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. Ky është vendimi i dytë i gjykatës së Shkodrës brenda pak ditësh, duke rrëzuar masat e sigurisë me arrest burgu pa afat të prokurorisë me qëllime ekstradimi drejt vendeve të huaja

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303