Gjykata mblidhet me shpejtësi, merr vendimin ndaj ‘grabitësit’, dyshohet se ai…

Gjykata e Durrësit ja dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 27-vjeçarin Astrit Thaçi, i cili dyshohet se është autor i të paktën 8 grabitjeve që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Nga ana tjetër Gjykata ka lënë nën masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, të dashurën e tij Adela Berisha, e cila nuk pranoi në asnjë rast që ta kishte ndihmuar Thaçin gjatë grabitjeve.

20-vjeçarja Berisha është shprehur se ajo nuk kishte dijeni lidhur ne grabitjet e Thaçit.