fbpx

Gjykata quan përdhunimin jo të dhunshëm! Protestë në Spanjë

spain.jpg

Një gjykatë në Spanjë ka dënuar dy persona me vetëm 4.5 vite burg pasi ata përballeshin me akuzat për përdhunim dhe pesë të tjerë i ka shpallur të pafajshëm.

Personat e dënuar ishin xhaxhai dhe nipi i tij.

Ata kishin shkuar së bashku me viktimën në një lokal nate dhe pas konsumimit të alkoolit ata kanë kryer akte të turpshme pa pëlqimin e saj.

Ata “shfrytëzuan natyrën e saj të dobët, e cila kishte konsumuar alkool dhe ilaçe kundër depresionit, të cilat mund të ketë dobësuar aftësinë e saj për të mbrojtur veten”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Por, sipas gjykatës krimi i sulmit seksual, i cili urdhëron burgim deri në 15 vjet, nuk mund të zbatohet sepse nuk ka patur dhunë dhe ky nuk mund të quhet përdhunim i mirëfilltë. Për këtë arsye, gjykata i ka dënuar me vetëm 4.5 vite.

Gjyqtarët që kishin parë videon e krimit e quajtën sjelljen e vajzës pasive ose neutrale.

Vendimi ngjalli indinjatë në internet, me mijëra njerëz që ndanin zemërimin e tyre ndaj vendimit.

“Nëse nuk mbroni veten, nuk është përdhunim, nëse ju e bëni, ata ju vrasin”-shkruan një qytetar.

Gjithasthu, një grup njereëzish protestuan jashtë gjykatës kundër vendimit, i cili vjen në një kohë kur rreth 200 demonstrata do të mbahen gjatë fundjavës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e Dhunës kundër Grave më 25 nëntor.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *