32.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Gjykata rrëzon Arta Markun

spot_img

Gjykata Administrative ka marrë një vendim në lidhje me paditët e bërë nga prokurorët Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj, pjese e prokurorëve të “rebeluar”, gjatë shortit të dosjes “Shullazi”.

Gjykata vendosi shfuqizimin e urdhrave të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, dhënë Shtatorin e këtij viti, për transferimin në rrethe të dy prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Ata u transferuan në prokuroritë e Pogradecit dhe Beratit. Në vendimet përkatëse, gjyqtarët e Administrative vendosnin të shfuqizonin urdhrat e Markut, si të paargumentuar.

Tashmë me vendimin e Gjykatës Administrative i hapet rruga rikthimit të dy prokurorëve tek Krimet e Rënda, vendim tashmë që duhet të merret nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. /Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat