Gjykata shpall fajtor vëllanë e presidentit për trafik droge. Ja sa rrezikon të dënohet

cenojn.jpg

Gjykata ka marrë një vendim të pazakontë për vëllanë e presidentit, i cili akuzohet për trafik droge dhe mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Politikani honduras, Juan Antonio “Toni” Hernandez u shpall fajtor për akuzat e SHBA për trafik droge, pas një gjyqi dy javor që paraqiti akuza për korrupsion edhe ndaj vëllait të tij, presidentit të Hondurasit.

Vendimi kundër Hernandez, 41 vjeç, për të gjitha akuzat u dha nga një juri në gjykatën federale në Manhattan. Ai është planifikuar të dënohet në 17 janar dhe rrezikon të përballet me burgim të përjetshëm.

“Ata arritën një vendim që ishte në kundërshtim me të vërtetën,” u tha një nga avokatët e Hernandez, Omar Malone, gazetarëve jashtë gjykatës. “Ne planifikojmë të apelojmë në emër të Z. Hernandez.”

Tony Hernandez u arrestua në Miami në 2018 dhe u akuzua për trafik droge dhe posedim të armëve të paligjshme. Prokurorët e SHBA e akuzuan për kontrabandë të gati 200,000 kilogramë kokainë në Shtetet e Bashkuara ndërsa gëzonte mbrojtjen e vëllait të tij. Presidenti Hernandez ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Aktgjykimi ishte bazuar në dëshmitë e ish trafikantëve të drogës që bashkëpunuan me autoritetet e SHBA në gjykim./real-news.tv/

scroll to top