Gjykata Speciale konfirmon OFL-në! Sekuestrohen pasuritë e Doçajt, i përfshirë në rrëmbimin e Jan Prengës

Gjykata Speciale (GJKKO) ka konfimuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurisë së Artan Doçaj, të akuzuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Jan Prengës. Nën sekuestro janë vënë një banesë dy katëshe në Shkodër, një makinë tip fuorsitradë dhe një motorr në pronësi të Doçajt.

Pasuria e Doçajve në Shkodër, u bë subjekti i OFL, ditën e dytë të punës së saj, nën akuzat si bashkëpunëtorë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit është ende në kërkim nga policia.

Policia ka gjurmuar dhe pasuritë e regjistruara në emër të familjarëve apo personave të tretë, të cilët janë të detyruar të justifikojnë ligjshmërinë e tyre, në të kundërt konfiskohen nga shteti.

Me aktin normativ anti KÇK të miratuar nga mazhoranca dhe opozita parlamentare një ditë më parë, këto prona mund të përdoren nga shteti edhe në gjendje sekuestroje (ende pa u vulosur konfiskimi që kërkon një proces më të gjatë gjyqësor).