fbpx

Gjykata suedeze refuzon kërkesën për burgosjen e Assange

assange.jpg

Gjykata suedeze ka refuzuar kërkesën për të lëshuar urdhër arresti për paraburgimin në mungesë të bashkëthemeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, në lidhje me një rast të përdhunimit, në 2010.

Prokurorët në Suedi e paraqitën kërkesën në gjykatën e qytetit Upsala.

Paraburgimi në mungesë i Assange, i cili aktualisht ndodhet në burg në Britani, do të ishte hapi i parë drejt kërkesës për ekstradimin e tij nga Britania.

Vendimi gjyqësor i 3 qershorit, megjithatë, nuk do të thotë se hetimet paraprake në Suedi duhet të braktisen.

Assange, i cili është arrestuar nga policia britanike në prill, pasi ka kaluar shtatë vjet në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, i ka mohuar akuzat për përdhunim.

Ai është dënuar më pas me 50 javë në burg për shkelje të kushteve të lirimit me kusht.

Në maj, autoritetet suedeze kanë rihapur hetimet për përdhunimin e dyshuar, të cilat janë mbyllur në vitin 2017, pasi Assange ka qenë i strehuar në Ambasadën e Ekuadorit.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kërkojnë ekstradimin e Assange, nën akuzat se ai ka publikuar informacione të klasifikuara.

Më 30 maj, autoritetet britanike kanë shtyrë një seancë dëgjimore për kërkesën e SHBA-së për ekstradim, pasi Assange ishte shumë i sëmurë për të marrë pjesë në të.

Seanca e re dëgjimore është caktuar për 12 qershor./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303