fbpx

Gjyqi ndaj El Çapos bëhet ‘Narkos’, aktori në seancë

chapo-alejandro-edda.jpg

Gjyqi i El Çapos u kthye në “Narkos” këtë javë, kur në sallë hyri aktori që luan pikërisht El Çapon në serialin e famshëm të Netflix.

Aktori Alejandro Edda ishte në sallë dhe u ngrit menjëherë në këmbë kur u hap dera dhe hyri El Çapo i vërtetë, të cilit i ndriti fytyra sapo pa aktorin që e luan në një prej serialeve më të ndjekur në Netflix, “Narcos”.

Të dy përshëndetën njëri-tjetrin me një lëvizje koke, ndërsa Edda, aktori që kishte ardhur me avion që nga Meksika, vazhdoi të mbante shënime e madje përdori një palë dylbi për ta parë më mirë mafiozin 61-vjeçar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303