fbpx

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati i Thaçit: Prokuroria kërkonte që gjykimi të niste këtë muaj, ende s’janë përgatitur vetë

60f82888ed7ddgjyqi.png

Palët mbrojtëse të ish-liderëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli janë ankuar për dorëzimet me vonesë të materialeve.Luka Misetic, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i habitur se si Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është ende gati për t’i bërë përgatitjet e nevojshme përpara gjykimit, edhe pse kishte kërkuar më parë që të niste gjykimi brenda këtij muaji.

 “Ne duam të shprehim çudinë tonë që ende janë në përgatitje këto raporte ekspertësh. Në nëntor, ZPS-ja tha se nuk kishte asnjë arsye pse të mos fillonte gjyqi këtë muaj dhe tani po na thuhet që janë ende në përgatitje tri raporte ekspertësh dhe se nuk do të jenë gati për afatin e përcaktuar”, tha avokati kroato-amerikan.

Ndërkaq, mbrojtja e Veselit tha se gjykatësi duhet të caktojë një afat dhe pas tij, të mos pranohen materialet që dorëzon prokuroria. Por, avokati i Thaçit, Mishetiç, tha se mbrojtja kërkon informacione, veçanërisht për dëshmitarët që ka prezantuar prokuroria.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303