fbpx

Gjyqi ndaj Izet Haxhisë, Ish-truproja e Berishës bën kërkesën, ç’vendosi Gjykata e Lartë

Izet-Haxhia.jpg

Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia ka bërë një kërkesë. Ai ka kërkuar së fundmi përjashtimin e trupës gjykuese, por Gjykata e Lartë vendosi mos pranimin e rekursit të bërë.

Për sa i përket dëshmitarëve të thirrur, ditën e sotme u paraqit në gjyq vetëm Kujtim Riza.

Prokurori Dritan Dushi kërkoi shoqërimin me detyrim të dëshmitarëve që nuk kanë paraqitur shkaqe ligjore për mungesën e tyre në seancën gjyqësore.

Gjithashtu u vendos që në seancën e radhës që do të zhvillohet me datë 4 dhjetor të urdhërohet shoqërimi i detyrueshëm për dy dëshmitarë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303