fbpx

Gjyqi për vrasjen e Marvit. Përplasje mes dy familjeve

marvi-babai.jpg

Prindërit e të ndjerit kanë akuzuar për provokim dy vëllezërit binjakë Bitraj, fëmijët e të cilëve janë dy nga katër të akuzuarit për vrasjen e Mihalit. Më tej, në seancë gjyqësore, avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë parashtruar qëndrimet e tyre.

Avokatët e Eugen Bitrajt dhe Klidens dhe Marsel Allës, deklaruan se klientët e tyre janë të pafajshëm dhe se prokuroria nuk ka asnjë provë të implikimit aktiv të tyre në këtë ngjarje që solli për pasojë vrasjen e Marvi Mihalit.

Ndërsa avokati i Dejvis Bitrajt, i cili akuzohet si autori kryesor i vrasjes, deklaroi se klienti i tij ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi ishte vënë nën sulmin fizik të grupit kundërshtar.

Ai ka mohuar akuzën e vrasjes me paramendim pasi u shpreh se Dejvis Bitraj ka qëlluar Marvi Mihalin në kushtet kur ishte goditur me grushte dhe qëlloi me thikë një person me të cilin nuk kishte fare konflikt dhe kjo, sipas avokatit të Bitrajt, rrëzon akuzën e vrasjes me paramendim.

Por, në këtë parashtrim, avokati nuk dha shpjegime se si u ndodh thika në dorën e klientit të tij.

Ndërkohë, avokati i familjarëve të viktimës, të cilët janë legjitimuar si palë në këtë proces, ka përgatitur një padi civile për kërkim dëmshpërblimi në vlerën e rreth gjysmë milioni euro, padi e cila pritet të dorëzohet pasi Gjykata Penale të shprehet për katër të akuzuarit e vrasjes me paramendim të Marvi Mihalit. (Top Channel)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *