Gjyqtarët padisin Qeverinë: Na kthe pasaportat…

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve padit Këshillin e Ministrave.

Padia nga  Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë është bërë për kthimin e pasaportave diplomatike.

Padia është dorëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit.

Sipas vendimit të marrë së fundmi nga Këshilli i Ministrave, gjyqtarëve u hiqet e drejta për pasaporta shërbimi. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e konsiderojnë pasaportën diplomatike si një e drejtë që ‘nuk mund të ulet’.