fbpx

Gjyqtari i lartë akuzohet si i përfshirë në trafik droge

Screenshot_16-1.jpg

Një gjyqtar i rangut të lartë në Greqi akuzohet si i përfshirë në shpërndarje droge. Mediat bëjnë me dije se rasti është zbuluar nga ndjekja e tre të rinjve të dyshimtë jashtë dyerve të gjykatës.Në orët e para të mëngjesit ata janë raportuar nga banorët e lagjes. Policia ka kontrolluar tre të rinjtë të cilëve u është gjetur një sasi kokaine.Në momentin kur janë marrë në pyetje ata kanë deklaruar se e kishin marrë lëndën narkotike nga gjyqtari i vënë nën hetim.Ai zbriti poshtë në momentin e kontrollit dhe policia e pyeti nëse i njihte tre të rinjtë. “Po”, u shpreh ai duke forcuar dyshimet e bluve. Gjyqtari bashkë me tre të rinjtë u dërgua në komisariat për verifikim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303