Gjysmëhëna e Kuqe turke fillon fushatën e ndihmës për Shqipërinë

Pas tërmetit 6,3 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë 15 kilometra larg nga qyteti i Durrësit në Turqi shumë shtete dhe organizata joqeveritare kanë ofruar menjëherë ndihmën e tyre për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Turqia është ndër vendet e parë, që ofruan ndihmë për vendin mik dhe vëlla, Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Ekipet turke të kërkim-shpëtimit të kryesuara nga Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) zhvillojnë punimet për të ardhur në ndihmë atje ku ndjehet nevoja.

Edhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) me mbërritjen në Shqipëri filloi menjëherë me shpërndarjen e ndihmave duke bashkëpunuar edhe me Kryqin e Kuq të Shqipërisë.

Ndërsa sot në Turqi, Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka filluar një fushatë sensibilizimi për të mbledhur ndihma, të cilat do të dërgohen në Shqipëri.

Në lajmërimin e postuar nga Kizilay, i cili pati një interes të madh që në minutat e para, bëhet e ditur se e gjithë Turqia mund të kontribuojë duke dërguar një mesazh Deprem (tërmet) nëpërmjet operatorëve telefonike në numrin 2868, ku çdo mesazh vlerësohet me 10 lira (afërsisht 2 dollarë).