Glover: Asnjëherë s’kam marrë pjesë në zgjedhje ku mungon opozita

OSBE/ ODIHR nis sot zyrtarisht misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019 në Shqipëri. Nëse këto zgjedhje do të mbahen pa opozitën atëherë do të jenë të parat për drejtuesen e misionit të OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve ambasadoren Audrey Glover

Pyetjes a keni vëzhguar zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë Glover u përgjigj: “Në fakt jo nuk më ka ndodhur të vëzhgoj zgjedhje ku opozita të mos marrë pjesë në zgjedhje”.

Por a do ta konsideronte OSBE shtyrjen e datës së zgjedhjeve?
Audrey Glover pergjigjet: Nuk është puna jonë që të ndërhyjmë në këtë mënyrë duke bërë sugjerime të tilla. Ne jemi këtu për të vëzhguar zgjedhjet në mënyrë të paanshme. Nuk mund të prononcohemi. Kjo do të ishte ndërhyrje për procesin.

Glover u pyet dhe nëse shihte ngjashmëri me zgjedhjet e 1996 kur OSBE nuk i njohut?

“Nga 1996 ka kaluar një kohë e gjatë, nuk e mbaj mend situatën në 1996. Unë them le të vëzhgojmë këto zgjedhje dhe të mos shqetësohemi për zgjedhjet e mëparshme.”

Nuk jemi as policë zgjedhjesh dhe as politikanë

Ne fillim te fjales se saj Glover nenvizoi dhe prioritetet e misionit te vezhgimit

Audrey Glover: Siç e kemi thënë shumë herë zbatimi i ligjeve është pa aq i rëndësishëm sa vetë ligjet, dhe zbatimi i ligjeve varet nga vullneti politik. Misioni do të dalë me një raport të ndërmjetmeve para zgjedhjeve. Misioni do të ketë një konferencë për shtyp ditën pas zgjedhjeve ku do të dalë me konkluzionet paraprake.

Raporti përfundimtar do të publikohet 8 javë pas përfundimit të procesit zgjedhor. Në këtë raport do të ketë rekomandime për tu marrë parasysh nga autoritetet

Është e rëndësishme është të kuptojmë të vëzhgojmë procesin dhe të raportojmë për të. Ne jemi këtu për të mos ndërhyrë në asnjë mënyrë, ne nuk jemi policia zgjedhore dhe mbikëqyrësit dhe as politikanë. Ne jemi thjesht profesionistë të zgjedhjeve.

Votuesit duhet te zgjedhin mes kandidateve

Audrey Glover:Ne nuk jemi të interesuar për rezultatin e zgjedhjeve.  Ne jemi të interesuar që rezultatet të dalin dhe të shpallen në mënyrë transparente dhe korrekte. Ajo që është e rëndësishme për ne është që zgjedhësit të kenë besim te integriteti zgjedhor. Që të ndodhë kjo zgjedhësit duhet të zgjedhin të votojnë dhe të zgjidhin në mënyrë reale. Ata duhet të zgjedhin mes kandidatëve që bëjnë fushatë në kushte të barabartë. Vota duhet të jenë të njëjtë për të gjithë. 

Për zgjedhjet e caktuara të mbahen më 30 qershor, pritet që OSBE/ODIHR  të angazhojë 250 vëzhgueës afatshkurtër dhe 18 vëzhgues afatgjatë