fbpx

Goca na vjen keq! Beqar s’është më, por aktori juaj i preferuar turk po bëhet baba për herë të parë

WhatsApp-Image-2022-05-24-at-11.51.11-AM.jpeg

Aktori shumë i njohur i telenovelave turke, Baris Arduç, për shumë kohë mban vendin si një nga aktorët më të preferuar nga vajzat. Aktori me origjinë shqiptare, u bë i njohur në vendin tonë nga telenovelat “Dashuri me qira” dhe “Kuzgun”, duke u kthyer në një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar. Ai u martua para 2 vitesh me aktoren Gupse Ozay duke thyer zemrat e fanseve të shumta të aktorit.

Kohët e fundit është raportuar se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Sipas tyre bashkëshortja e aktorit Gupse Ozay është 6 muajshe shtatzënë. Cifti akoma nuk kanë folur në lidhje me këtë temë

Dasma e tyre nuk ishte dhe aq e papritur pasi aktori dhe Gupse Ozay ishin në një romancë prej disa vitesh. Kjo e fundit ka luajtur në shumë filma e seriale, por asnjëri prej tyre nuk është transmetuar në Shqipëri prandaj edhe nuk njihet nga publiku shqiptar. Baris u shpreh për martesën se- “Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën time pasi u martova. Ne kemi shumë vite bashkë, martesa është bërë një gjë simbolike për ne. Asgjë nuk ka ndryshuar”.

Në fotot që dolën nga kurorëzimi i tyre, u vu re se të dy kishin zgjedhur thjeshtësinë, larg çifteve të zakonshme. Në sy ra sidomos thjeshtësia e nuses, e cila kishte veshur një fustan të shkurtër të bardhë, makeup minimalist dhe atlete.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303