Godet 31-vjeçarin dhe më pas tenton t’i vjedhë makinën, ndodh e papritura, Policia jep njoftimin se…

polic.jpg

Një 31-vjeçar nga Berati ka përfunduar në prangat e Policisë pasi tentoi t’i vidhte me dhunë automjetin një shtetasi.

Polica ra në gjurmët e tij pas denoncimit të 36 vjeçarit të dhunuar.

NJOFTIMI I PLOTË

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Drenovicë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. Ç., 36 vjeç dhe ka tentuar t’i vjedhë me dhunë automjetin e tij.

Menjëherë, pronari i mjetit ka lajmëruar shërbimet e Policisë dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi i autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303