Godet infermierin, arrestohet një 33-vjeçar

Një 33-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi goditi një infermier që po e mjekonte në spital.

Policia thotë vetëm se burri e ka goditur infermierin për “motive të dobëta”.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjare, ku kanë bërë arrestimin e autorit.

Lër një koment