Godet sërish Hazbi Kasaj: Hapja e bordellos, ja nga ku do t`i marrim vajzat

Hazbi Kasaj është një ndër kandidatët për zgjedhjet lokale që po bën më së tepërmi bujë me deklaratat e tij të njëpasnjëshme.

Ai kërkon të fitojë bashkinë e Këlcyrës dhe për këtë gjë, ai ka premtuar se do të hapë një shtëpi publike dhe do të legalizojë hashashin.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë për In Tv,  Kasaj ka thënë se punonjëset e seksit do t`i sjellë nga jashtë shtetit.

‘Fiton edhe shoqëria, edhe bashkia nga ky biznes dhe i shuan epshet atyre që kanë qejf seksin. Të gjithë banorët e Këlcyrës e kanë gratis shërbimin nga ana e bashkisë. Do i sjellim nga jashtë, filipineze, ruse, sllave, nga të gjitha shtetet e botës do ketë aty’, tha ai./real-news.tv