Godina 4 katëshe/ PD zbulon dokumentin, ja firmën e kujt mban

Partia Demokratike ka reaguar përmes zëdhënëses Ina Zhupa lidhur me ndërtesën që u shemb ditën e sotme në afërsi të stadiumit të ri kombëtar që po ndërtohet në Tiranë.

Sipas Zhupës, leja për ndërtimin e kësaj godinë është dhënë nga Edi Rama 17 vite më parë që në atë kohë ishte kryebashkiak i Tiranës

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PD, INA ZHUPA

Kryemashtruesi Erion Veliaj që nuk kursen as jetën e fëmijëve për para, mashtroi edhe sot për të fshehur një aferë tjetër korruptive.

Lejen për ndërtimin e godinës në sheshin Italia, e ka firmosur Edi Rama 17 vjet më parë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Veliaj e di më mirë se kushdo këtë gjë.

Kjo leje, e dhënë nga Edi Rama, tani do t’u kushtojë shqiptarëve miliona euro kompensim financar.

Vetem 4 muaj më parë, Rama dhe Veliaj, edhe pse e dinin se godina do të prishej, e legalizuan. Madje dy punonjës të ALUIZNIT u shkarkuan vetem sepse nuk pranuan legalizimin.

Pyetja eshte se kush është përfituesi i vërtetë i kompensimit financiar që do të bëhet për këtë godinë? Rama? Veliaj? Apo të dy?

Për të mbuluar të vërtetën dhe skandalin pas këtyre pyetjeve, Erjon Veliaj zgjedh të bëjë atë që di më mirë, mashtruesin.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot të vërtetën se Erion Veliaj është bashkëpunëtor në pastrimin e parave të krimit nëpërmjet betonizimit të Tiranës.

Kjo është një nga arsyet pse qytetarët e Tiranës refuzuan drejtimin e qytetit prej tij, njësoj siç refuzojnë qeverisjen e Edi Ramës. Ai do të jape shpejt llogari para drejtesise se pakapur dhe para qytetarëve shqiptare për çdo aferë kriminale, nga Teatri Kombetar dhe zhvendosja e Lanës, tek vrasja e Ardit Gjoklaj.