21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Godina është amortizuar”, Rama citon aktorin e madh

spot_img

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një tjetër citim të një tjetër aktori lidhur me Teatrin Kombëtar.

Helidon Fino shprehet se godina ka ardhur në një moment amortizimi total dhe sipas tij, Teatri kombëtar duhet të ndërtohet i ri.

POSTIMI I RAMËS

Edhe pse ende i ri, pavarësisht nga mjekra e gjatë, prej më shumë se njëzetë vjetësh në skenën e Teatrit Kombëtar, aktori Helidon Fino sot është një emër i vlerësuar nga publiku. Si aktor i rritur në oborrin e teatrit, Helidoni, i njeh mirë probleme shqetësuese të atij teatri dhe ka një ëndërr në sirtar, si edhe një thirrje lidhur me Teatrin e ri Kombëtar.

HELIDON FINO:

Në shtator bëj 24 vjet në teatër që do të thotë 24 orë punë për 24 vjet. Godina ka ardhur në një moment amortizimi total. Teatri kombëtar duhet të ndërtohet i ri, në territorin e vet që i takon, në sipërfaqen që i takon, me të gjithë parametrat bashkëkohorë që i takojnë dhe është përgjegjësi e qeverisë që ta kryejë këtë sa më shpejt dhe jo më vonë. Jo vetëm për faktin që kanë kaluar mjaft vite, 18-20 vjet në këtë diskutim, por mos të kalojnë dhe 18-20 vite të tjera sepse në këto diskutime dhe mendësi të vjetra më duket sikur edhe brezat do t’i vjetrojnë para kohe. Është e nevojshme absolutisht dhe është një moment vullneti politik por besoj edhe kombëtar, dhe i komunitetit, që teatri të ndërtohet sa më shpejt.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat