fbpx

Godinë 2 milionë euroshe në Shkodër, policia arreston pronarin

policia-4.jpg

Një 44-vjeçar u arrestua nga Policia e Shkodrës pas një hetimi disa mujor.

Bardhok Planaj, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, u arrestua pasi ditën e sotme Prokuroria e Shkodrës  lëshoi urdhër ekzekutimi me masë arresti me burg nga Gjykata, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndërtim pa leje”.

Bardhok Planaj, prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u pajisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kompetente.

Gjatë hetimeve  të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, për objektin 10- katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij. Objekti thotë policia, kap vlerën 2 milion Euro

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *