fbpx

Goditën 17-vjeçarin me sende të forta, kapen dy të rinjtë në Dibër

policia-selmani-arrestim-1024x576-1.jpg

Dy të rinj, përkatësisht një 18 dhe një 19-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë, pasi ishin të shpallur në kërkim.

Dy të rinjtë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në qytetin e Peshkopisë kanë goditur me sende të forta një 17-vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Dibër

Goditën me sende të forta një 17-vjeçar, kapen nga policia dy prej shtetasve të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, u kapën shtetasit : A. T., 18 vjeç, dhe D. D., 19 vjeç, ku pas një konflikti për motive të dobëta, në qytetin e Peshkopisë, në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë kanë goditur me sende të forta një 17- vjeçar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasit A. T., dhe D. D., u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303