fbpx

Goditen 6 raste në fushën e ndotjes së mjedisit, prerjes së pyjeve dhe ndërtimeve pa leje, procedohen 6 persona

policia-rruge.jpg

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen 6 raste në fushën e ndotjes së mjedisit, prerjes së pyjeve dhe ndërtimeve pa leje.

Procedohen penalisht 6 shtetas

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë kapur dhe proceduar penalisht për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve” shtetasit L. L dhe N. Xh, pasi janë kapur duke transportuar me kamionët e tyre inerte të cilat i hidhin në Porto Romano, Durrës.

Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit:

-M.B., pasi është kapur duke bërë ndërtim pa leje.

S.J., pasi afër banesës së saj ka djegur mbetje të ndryshme duke shkaktuar ndotje të ajrit .

I. H., pasi duke djegur mbeturina zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke prej 1 dynym, me ullinj e shegë, në pronësi të shtetasit S.GJ.

Si dhe shtetasi G.T, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Shkafane, duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme, lëndë drusore.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303