Goditet banda shqiptare në Greqi, vidhnin banesat në Mykonos

mykonios.jpg

Policia greke ka goditur një bandë shqiptare që kryenin vjedhje në banesat në ishullin turistike të Mykonosit.

Në pranga u vunë 7 shqiptarë, të moshës nga 23 deri në 39 vjeç, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.

Fillimisht në pranga kanë rënë 3 prej shqiptarëve të cilët në makinën e tyre kishin fshehur një sasi droge.

Hetimet për kapjen e kësaj bande kanë muaj që vazhdojnë ndërsa së fundmi u krijua një grup i posaçëm që në fund finalizuan operacionin.

Nga kontrolli i policisë i kryer në automjet u gjetën dhe sekuestruan: 8 pasaporta të palëve të treta; shufra metalike; 4 doreza pune; 2,230 euro, 1,500 dollarë, 11,000 paund Liban, 180 rads të Afrikës së Jugut; 3 telefona celularë.

Personat e arrestuar u dërguan në Prokurorinë e Simvoulio Syros, ndërsa hetimi vazhdon me qëllim që të verifikohet përfshirjen e tyre edhe në raste të tjera të ngjashme.

scroll to top