Goditet banda shqiptare në Itali, kapen 11 kg kokainë

Një organizatë kriminale shqiptare, përmes së cilës kryhej trafik ndërkombtar droge është shkatërruar nga forcat e policisë në Itali.

Operacioni i quajtur “White roads” (rrugë të bardha) ka çuar në sekuenstrimin e 11 kilogramëve kokainë si dhe arrestimin në flagrancë të 7 personave. Banda përbehej nga 11 persona, 8 prej të cilëve shqiptarë.

Sipas policisë gjatë këtij aksioni janë sekuenstruar 11 kg kokainë, 1 kg marijuanë dhe 50 mijë euro.

Në krye të kësaj organizate kriminale janë dy vëllezër shqiptar banues në një provincë të Firences të cilët, përdornin një korrier Italian për të udhëtuar jashtë shtetit dhe për të marrë pakot me kokainë.

Korrieri përdorte dy makina, të cilat janë sekuestruar, që kishin vende speciale për të fshehur drogën dhe në këtë mënyrë të kalonin kontrollet nga policia.

Korrieri është ndaluar gjatë fundjavës që lamë pas, ndërkohë që po kthehej në Firence me 10 kile lëndë narkotike që arrinte vlerën e 800 mijë euro.

Në 11 urdhër-rarrestet e lëshuara janë edhe dy italianë, një 27-vjeçar nga Sarnnico dhe një 25- vjecar nga Ponte San Pietro.

Sipas mediave Italiane kjo organizatë e drejtuar nga shqiptarë importonte drogë nga Belgjika dhe Holanda duke përdorur makina të modifikuara që mbanin deri në 20 kile kokainë çdo dy muaj.

Mësohet se hetimi ka nisur pas arrestimit të një çifti të fejuarish në një parkim në Pisogne gjatë qershorit të kaluar dhe më pas, në pak muaj u bë i mundur dërgimi para drejtësisë të pjesëtarëve të një grupi të mirë-struktuar kriminal të dedikuar trafikut të lëndëve narkotike, të cilat vinin nga shtete të tjera për në Breshia dhe Bergamo.