Goditet laboratori më i madh i kokainës në Evropë

Është goditur një ndër grupet më të mëdha të kokainës në Evropë nga autoritetet spanjolle. Mësohet se nga operacioni i suksesshëm i realizuar nga policia, është arritur të konfiskohet 3 tonë kokainë në Valencia të El Puig.

Në pranga kanë rënë 11 persona, të cilët ishin të shpërndarë në provinca të ndryshme. Mes 11 të arrestuarve, kishte edhe shqiptarë. Nga ana tjetër, autoritetet spanjolle kanë arritur të sekuestrojnë dhe 8500 litra kimikate për prodhimin e lëndëve narkotike, 4 makina, telefona celularë, para, pajisje kompjuterike si dhe 1 motor.

Ky ‘laborator’ i kokainës kishte për qëllim shpërndarjen e drogës në shumë vende. Përveç shqiptarëve, bëhet me dije se të arrestuar ishin edhe disa persona nga Spanja dhe Kolumbia./real-news.tv