fbpx

Goditi fqinjin me mjete të forta duke i shkaktuar dëme në kokë, kapet fieraku

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për plagosje. Sipas informacioneve zyrtare, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin S.K., 33 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datë 08.05.2020, në lagjen “8 Shkurti”, për motive të dobta ka goditur me mjete të forta shtetasin I.Gj duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.