fbpx

Goditi kafshën derisa ngordhi dhe e filmoi, ja çdo ndodhë me policin

19468834-0-image-a-91_1570581169306.jpg

Polici që filmoi veten duke goditur deri në ngordhje një kafshë të rrallë marsupiale, të njohur si “wombat” nuk do të dënohet për krimin. Madje as nuk do të shkarkohet nga puna.

Waylon Johncok është oficer i policisë australiane i cili u hetua për pamjet shqetësuese të realizuara në “Eyre Peninsula”.

Veprimet e tij u komentuan në të gjithë vendin ku u kërkua dënim për të, por u hetua për dy muaj dhe nuk u pezullua në asnjë moment nga puna.

Të enjten, policia e Australisë Jugore deklaroi se Johncok nuk do të dënohet për sjelljen ndaj kafshës.

Komisioneri Grant Stevens tha se Johncok po ushtrohej për gjueti dhe nuk ka bërë asnjë gjë të gabuar.

“Si një njeri tradicion, Johncok ka të drejtë të gjuajë ‘wombatët’ për ushqim”, tha ai në deklaratë. Nuk dihet ende si do reagojnë aktivistët e të drejtave të kafshëve për këtë vendim.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303