“Goditini me patate kokës”. Basha sërish thirrje për dhunë, nxit banorët e Devollit

synim.jpeg

Lulzim Basha u bëri thirrje fermerëve dhe banorëve të Devollit dhe të fshatrave përreth që jo vetëm të ushtrojnë mekanizmin e votës për të sjellë ndryshimin, por të ‘godasin me patate kokës ata që i shtypin’.

Kreu i opozitës i dha rëndësi vlerësimit të zgjedhjeve, të cilat sipas tij janë mënyra më e mirë për ndryshimin e kursit të zhvillimit të vendit.

Ndërkohë, ai premton se fermeri duhet të subvencionohet si dhe t’i çertifikohet produkti.

Gjatë këtij viti, shumë fermerë të zonës së Myzeqesë, por dhe të hapësirave të tjera kanë protestuar vazhdimisht kundër degradimit të bujqësisë, e cila ka çuar në kalbjen e shumë produkteve bujqësore dhe varësinë nga importi.

”Nuk është hera e parë që përballem me këtë stresin tuaj, si gjysh, kryefamiljar, etj. Ua kam thënë dhe të tjerëve, bashkimi bën fuqinë, po të rrimë veç e veç na hanë si e ha krimi mollën. Krimbi nuk i të gjitha mollët menjëherë, por një e nga një.

Kur keni bërë 4-5 herë protesta, zëri juaj është bërë më i fortë. Mirë bëni që ti sillni mollët, që dikush ti hajë, ti provojë, edhe pataten ta sillni, që ta hajë kokës ndonjëri nëse e meriton.

Të njohim dhe vlerësojm votën në demorkaci. Megjithë problemet që sjell kry kryeministër, prapë detyra na takon ne. Nuk ua blen dot dinjitetin e 4 viteve nëse kuptojmë fuqinë e votës.

Jeni ju që caktoni me votë ata që marrin vendime. Prandaj një kalçeto maskarenjsh kapën pushtetin. Të sillni një qeveri që ju dëgjon dhe ju mbështet në ditën tuaj më të vështirë. Nëse mekanizmi i demokracisë vota ushtrohet, ndryshimi do të vijë.

Bujqësia në Devoll dhe të gjithë Shqipërinë nuk ka potencial, thjesht të ushqëjë familjen. Mbështetja e parë është subvencionimi i fermerëvë, por është goditja e korrupsionit, edhe ndaj atyre në doganë që fusin mallra bujqësore kontrabandë. Por duhet të bëhet dhe çertikimi i produkteve tona e shumë të tjera”, bëri me dije lideri i opozitës së bashkuar Lulzim Basha.

scroll to top