Goditja e avionit ukrainas me raketa/ Khamenei mbron forcat ushtarake: Mbrojtën sigurinë e Iranit

Lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei i ka dalë në mbrojtje Gardës Revolucionare pasi pranoi se kishte goditur gabimisht me raketa avionin ukrainas më 8 janar.

Khamenei u shpreh se ‘Garda Revolucionare mbrojti ‘sigurinë’ e Iranit’.

Në fillim Irani e fshehu sulmin ndaj avionit ukrainas duke thënë se nuk ishte qëlluar. Me presionin ndërkombëtar të SHBA-së, Kanadasë dhe Ukrainës, Garda Revolucionare pranoi se ishte qëlluar gabimisht pasi nuk ishte menduar se një avion me civilë.

176 persona vdiqën në avionit Boeing i cili ishte nisur për në Aeroportin Ndërkombëtar të Kievit në Ukrainë.

Prej 1 janarit, tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm me vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Më pas Irani u përgjigj duke sulmuar dy baza ushtarake të SHBA në Irak kurse, sulmi ndaj avionit ka ndodhur një ditë pas përgjigjes së Iranit.