Goditja e radhës për Rusinë, mund të përjashtohet dhe nga G20

putin-8-640x405.jpg

Së fundmi Polonia ka thënë se ka marrë një “përgjigje pozitive” ndaj sugjerimit se Rusia duhet të përjashtohet nga grupi G20 i ekonomive kryesore në takimet në Uashington javën e kaluar.

Ministri polak i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë Piotr Nowak tha në një deklaratë se çështja ishte diskutuar dhe se “gjatë takimeve ne bëmë një propozim për të përjashtuar Rusinë nga G20, i cili u prit me një përgjigje pozitive dhe miratim, dhe çështja duhet t’i dorëzohet Presidentit Biden.”

Reuters thotë se nuk ka pasur asnjë përgjigje të menjëhershme nga Departamenti Amerikan i Tregtisë. Nowak tha se Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së Gina Raimondo ishte në takim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303