fbpx

Goditja nga pandemia/ Merret vendimi i fundit nga Ministria e Financave

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs.jpg

Aplikimet për ‘Garancinë Sovrane 2’ do të shtyhen deri në 30 qershor. Ky vendim sapo është me dije nga Ministria e Financave, me kërkesë të Shoqatës së Bankave.

Njoftimi:

Shtyrja e afatit për aplikime deri në mesin e vitit 2021 do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh, aktiviteti, i të cilave është goditur nga pandemia e Covid-19.Deri në fund te muajit dhjetor 2020, që përkon dhe me afatin e fundit për aplikime sipas skemës së kësaj garancie, kanë përfituar 308 biznese, kryesisht në sektorin e tregtisë, shërbimit apo prodhimit, në favor, të të cilave janë miratuar kredi, linja kredie apo overdrafte, në një vlerë totale prej rreth 8.95 miliardë Lekë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303