fbpx

Goli i ylli kuqezit/ Broja shënon në fitoren e Vitesses kundër Sittard

Screenshot_1-125-600x360.png

Armando Broja ishte sërish titullar sot me Vitessen dhe shpërbleu më së miri besimin, pasi arriti të rikthehet te goli.

Sulmuesi kuqezi zbriti në fushë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Fortuna Sittard dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë në minutën e 84-t, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë la fushën e lojës në një zëvendësim taktik.

Vitesse ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Fortuna Sittart, duke mbajtur ritmin e Ajaxit kryesues, ndërsa sfidën e zhbllokoi Darfalou në minutën e 72-të e më pas ishte Broja që vulosi suksesin, pasi u gjend në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë krosimin e Tanane.

Ky është goli i pestë i Armando Brojës në kampionatin holandez, ndërsa sulmuesi 19-vjeçar shqiptar është golshënuesi më i mirë i Vitesses, fanellën e të cilës e veshi pikërisht në këtë fillim sezoni.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303