Google bllokon aplikacionet e saj për telefonat Huawei

Google-on-Huawei.png

Kompania Kineze, Huawei deri tani është mbështetur në sistemin operativ të Androdit të zhvilluar nga Google për të fuqizuar gamën e saj të telefonave të mençur, por kjo si duket do të ndryshojë.

Google ka goditur fortë kompaninë Kineze, gjigante të telekomunikacionit Huawei, duke e bllokuar këtë firmë që të përdorë aplikacione të rëndësishme e shërbime të saj, si Gmail e Youtube në celularët që prodhon kjo kompani.

Ashtu sikurse shumë prodhues smartfonësh të mëdhenj, si Samsung e LG, edhe Huawei përdor sistemin operativ të zhvilluar nga Google, Android për të fuqizuar pajisjet mobile.

Por, për shkak të rritjes së akuzave nga SHBA-së ndaj kompanisë kineze për shqetësime të sigurisë, Google ka ndërprerë bashkëpunimin me kompaninë Huawei, kështu do të godasë fortë smartfonët e kësaj kompanie të cilat për një periudhë shumë të shkurtër u bënë ndër më të shiturat në treg.

Produktet ekzistuese nuk do të pranojnë më përditësime të Androidit.

Huawei në vend të kësaj do të detyrohet të përdor një version publik të sistemit operativ të quajtur Android Open Source Project, në të cilin nuk janë të përfshirë aplikacionet standarde të Google, si Gmail, Google Maps, Google Photos e Youtube.

Edhe pse smartfonët e Huaweit janë të ndaluar të shiten në SHBA, kjo kompani ka pasur një numër të lartë të shitjeve në Kinë e rritje të madhe të shitjeve në shumë vende të Evropës.

Kjo lëvizje e kompanisë Google vjen pasi administrata e Trump e futi kompaninë Huawei në listën e firmave me të cilat nuk mund të bëjnë tregti derisa të  kenë një licencë./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303