Google prezanton Pixel 3, celularin që bën “superselfie”

pixel3.jpg

Google ka zbuluar një celular të ri gjatë një eventi në Nju Jork. Pixel 3 do të kushtojë 799 dollarë dhe sipas Google, me të mund të bëhen “superselfie”.

Mendohet se kjo pajisje e re do ta ndihmojë kompaninë që të konkurrojë fort me Apple, Samsung dhe Amazon.

“Pixel 3 është një telefon që mund t’i përgjigjet vetë telefonatës, me një kamera që nuk gabon asnjë foto dhe me një eksperiencë krejtësisht të re ndërkohë që karikohet”, tha një përfaqësues i Google gjatë prezantimit.

Celulari i ri do të dalë në shitje në 3 ngjyra: i zi, i bardhë dhe rozë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303